Alban Ajdini ka shënuar gol të shtunën në fitoren e Lausannes.
Lausanne të shtunën fitoi në shtëpi ndaj Yverdonit me rezultatin e thellë 4:1.
Ajdini e realizoi golin e parë për Lausannen në minutën e 27-të.
Ai u paraqit deri në minutën e 66-të.
Tek Yverdoni mungoi Dion Kacuri për shkak të lëndimit.
25-vjeçari Ajdini këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me gjashtë gola dhe tri asistime.
Lausanne ka 35 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.
Yverdoni është në pozitën e parafundit me 21 pikë. Rrezikon rënien nga liga.