Sulmuesi Alban Ajdini është transferuar nga Stade Lausanne Ouchy te skuadra tjetër nga i njëjti qytet, Lausanne-Sport.
Ai ka firmosu për tri vjet, të premten.
Ajdini 24-vjeçar, te SLO ishte prej vitit 2021. Në edicionin e fundit në Superligën e Zvicrës i realizoi tetë gola e dy asistime në 36 paraqitje. Por SLO nuk mbeti në Superligë, ndërsa me Lausanne-Sport, Ajdini do të vazhdojë në elitën zvicerane.
Ajdini, që ka disa paraqitje për Kosovën, është zhvilluar te Servette.
Ai do ta mbaj fanellën me numër 7, ndërsa grumbullohet me skuadrën e re të hënën.