Edicioni aspak i mirë i Ajaxit ka prekur fundin të dielën.
Gjiganti holandez pësoi humbje turpëruese 6:0 nga rivali, Feyenoordi, në Rotterdam.
Është humbja më e thellë në “De Klassieker”, dhe e pesta më e thella në histori të klubit.
Ajaxi ka qenë i goditur me telashe brenda dhe jashtë fushës në kampanjën aktuale, ndërsa problemet janë shtuar edhe me lëndime të disa lojtarëve.
Prej tyre është edhe portieri shqiptar, Diant Ramaj, që ka lëndim në bërryl.
“Ishte e vështirë, keq. Ishim inferior në të gjitha aspektet. Fizikisht dhe me top. Feyenoordi ishte shumë më i fortë nga minuta e parë. Është goditje të cilën duhet të gjithë ta pranojmë”, ka thënë trajneri i Ajaxit, John van ‘t Schip për “ESPN” pas ndeshjes.
Feyenoordi në vendin e dytë ka 69 pikë në 29 ndeshje.
Ajaxi ka 45 pikë në vendin e gjashtë.
Humbjet e tjera të thella të Ajaxit kanë qenë 9:4 nga Feyenoordi në vitin 1964 dhe 6:1 në vitin 1960.
Humbja më e thellë në histori të klubit është 9:1 nga Dordrechti në vitin 1913.