Milot Rashica e Beshiktashi kanë pësuar humbje të thellë në xhiron e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Të enjten mbrëma në Amsterdam, skuadra turke pësoi 4:0 nga Ajaxi.
Në pjesën e parë Ajaxi e shënoi vetëm një gol.
Kian Fitz-Jim shënoi për 1:0 në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë turqit u dorëzuan plotësisht. Për 2:0 shënoi Mika Godts në minutën e 51-të. Kenneth Taylor shënoi gol tjetër në minutën e 55-të, kurse Godts shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 73-të.
Rashica luajti deri në minutën e 84-t për Beshiktashin. Ernest Muçi qëndroi në stol, njëjtë si Diant Ramaj tek Ajaxi.