Futboll

Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, paralajmëron punë të tjera në fushë

Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar “rikuperim” të mëtejmë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por vetëm pasi në këtë fushë të luajnë Kosova U21 dhe Kosova A.

Ka rreth një  muaj që stadiumi  është mbyllur,  pasi fusha nuk ishte  në gjendje të duhur edhe pas ndërrimit të plotë të saj.  Ka pasur ankesa të shumta pas ndeshjes Kosovë – Rumani.

Prishtina është detyruar të luajë në vende tjera dhe kjo pritet të vazhdojë.

“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova - Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova - Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.