Futboll

AEK-u zyrtarizon transferimin e Strakoshës

Strakosha

Skuadra nga Greqia, AEK e ka zyrtarizuar të hënën pasdite transferimin e portierit të Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Strakosha te AEK-U është transferuar nga skuadra angleze Brentford.

Ai ka firmosur për pesë vjet me klubin grek.

Strakosha u shpreh i lumtur për kalimin te AEK-U.

“Jam shumë i lumtur që ka përfunduar transferimi im në AEK. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të vihem në dispozicion të trajnerit tim. Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, u shpreh Strakosha.

Strakosha ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024”. Ai i luajti tri ndeshje.

29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Lazio dhe Salernitana.