Futboll

Adeyemi shkëlqen në fitoren e Dortmundit

Adeyemi

Borussia Dortmundi nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Heidenheimit.

Të premten mbrëma Dortmundi fitoi me rezultatin 4:2. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Bundesligës.

Karim Adeyemi shkëlqeu te skuadra e verdhë me dy gola e një asistim. Donyell Malen shënoi golin e parë për Dortmundin, ndërsa Emre Can realizoi nga penalltia në minutën e 93-të.

Marvin Pieringer e Maximilian Breunig shënuan golat për Heidenheimin.

Dortmundi tani është lider me shtatë pikë. Heidenheimi është i dyti me gjashtë pikë.