Pas barazimit 3:3 me Feronikelin 74 xhiron e kaluar, Ballkani është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e mposhti me shumë vështirësi Malishevën në shtëpi me rezultatin 3:2 në kuadër të javës së 31-të.
Sunday Adetunji i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 36-të.
Tetë minuta më pas, Adetunji, realizoi sërish për 2:0.
Adetunji aktualisht është sulmuesi më i mirë në elitë.
Mysafirët shifrat i ngushtuan në minutën e 54-t me golin që e realizoi Robert Mathieu Ndjigi.
Drilon Hazrollaj e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 61-të. Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi shtatë minuta më pas Queven Inacio e realizoi golin e fitores.
Ballkani ka 57 pikë në pozitën e dytë. Drita është lidere me 66 pikë.
Malisheva e zë vendin e tretë me 47 pikë.
Ballkani e kthen epërsinë
Skuadra e Ballkanit e ka kthyer epërsinë ndaj Malishevës.
Për 3:2 realizoi Queven Inacio në minutën e 68-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva e barazon rezultatin
Skuadra e Malishevës e ka barazuar rezultatin ndaj Ballkanit.
Për 2:2 realizoi Drilon Hazrollaj në minutën e 61-të.
Malisheva kthehet në lojë
Malisheva është kthyer në lojë në duelin ndaj Ballkanit pasi ka shënuar gol në minutën e 54-t.
Golin për 2:1 e shënoi Robert Mathieu Ndjigi.
Ballkani me epërsi solide pas pjesës së parë
Ballkani ka shkuar në pushimin mes pjesëve në duelin ndaj Malishevës me rezultatin 2:0.
Sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji, i ka shënuar të dy golat për Ballkanin në minutën e 36-të dhe të 43-të.
Adetunji shënon sërish
Sunday Adetunji ka shënuar tjetër gol për Ballkanin.
Në minutën e 43-të, ai e realizoi golin e 17-të të edicionit dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në elitë.
Ballkani është duke fituar 2:0 ndaj Malishevës.
Adetunji kalon Ballkanin në epërsi
Sulmuesi Sunday Adetunji e ka kaluar në epërsi Ballkanin në ndeshjen ndaj Malishevës.
Adetunji realizoi në minutën e 36-të nga afërsia për 1:0.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe i takon xhiros së 31-të të Superligës.
Për Adetunjin ishte goli i 16-të i edicionit dhe e barazon Mevlan Zekën, sulmuesin e Suharekës.