Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arijan Ademi e ka vendosur ndeshjen në mes të Dinamo Zagrebit dhe Osijekut.
Ademi e shënoi golin e fitores për Dinamon, që të shtunën mposhti Osijekin me rezultat 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-të të elitës së futbollit kroat. Me këtë fitore, Dinamo u konfirmua si kampion.
32-vjeçari shënoi në minutën e 73-të të ndeshjes. Ky ishte goli i pare këtë edicion i Ademit.
Ademi luajti për 83 minuta, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u paraqit nga minuta e 46-të te Dinamo e Zagrebit.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Dinamo është matematikisht kampion. Ka grumbulluar 78 pikë. Në vend të dytë është Rijeka me shtatë pikë më pak dhe e ka të pamundur ta arrijë gjigantin e Zagrebit.