Futboll

Ademi realizon gol në fitoren e Dinamo Zagrebit

Arijan Ademi

Arijan Ademi ka kontribuar me gol në fitoren e skuadrës së Dinamo Zagrebit. Ademi realizoi gol në fitoren 2:0 të Dinamos ndaj Osijekut të shtunën mbrëma. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 29-të të elitës së futbollit kroat. 

33-vjeçari Ademi shënoi për 2:0 në minutën e 69-të kurse në lojë u inkuadrua në minutën e 54-t. 

Për Ademin ky ishte goli i katërt i shënuar në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. 

Krahas katër golave ka kontribuar edhe me dy asistime. 

Ademi është kapiten i Dinamos. 

Arbër Hoxha te Dinamo u paraqit nga minuta e 77-të. 

Tek Osijeku, Jon Mersinaj, luajti vetëm në pjesën e parë ndërsa në bankën e rezervistëve mbeti Kemal Ademi. 

Dinamo ka 49 pikë në vendin e tretë. Osijeku renditet në pozitën e tetë me 31 pikë.