Futboll

Ademi: Mision i vështirë por jo i pamundur

Agim Ademi

Agim Ademi

Mision të vështirë por jo të pamundur e ka vlerësuar ciklin e ardhshëm kualifikues të Botërorit 2026 për Kosovën, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

Ademi ka thënë se Grupi B, ku Kosova është me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, është shumë i vështirë. Ai ka theksuar përvojën e madhe që kanë këto përfaqësuese në ngjarjet e mëdha. 

“Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Janë kombëtare të vërtetuara. Kanë qenë në kampionate Evropiane, si Sllovenia. Në Evropianin e fundit kanë qenë Sllovenia dhe Zvicra. Me Suedinë dhe gjitha të tjerat kemi luajtur, janë ekipe të cilat sigurisht që janë ekipe të vështira. Është mision i vështirë, por jo i pamundshëm. Unë uroj që të jemi përsëri të kompletuar, të mos kemi lëndime, të jemi të gjithë bashkë, ashtu siç kemi qenë në këtë kompeticionin e fundit. Besoj dhe uroj që ta japim më të mirën në këto ndeshje, dhe e them përsëri se nuk dyshoj në këtë ekip, në këtë grup me trajnerin, me punën e tyre. U uroj shumë fat të gjithëve. Shpresoj që do t’ia dalim këtë herë”, ka thënë kryetari Ademi.