Futboll

Ademi asiston në fitoren e Dinamos së Zagrebit

ARijan Ademi

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arijan Ademi, e ka regjistruar asistimin e parë të sezonit të ri në elitën kroate. 

Ademi të premten mbrëma me Dinamon e Zagrebit, fituan 3:0 në shtëpi përballë Shibenikut, në kuadër të xhiros së tretë. 

Ademi asistoi në golin për 2:0 në minutën e 19-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 41-të për shkak të një lëndimi. 

Arbër Hoxha luajti vetëm në pjesën e parë. 

Dinamo e Zagrebit është në vendin e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje.