Futboll

Ademi asiston dhe e humb penalltinë, eliminohet Osijeku

Kemal Ademi

Asistimi i sulmuesit shqiptar, Kemal Ademi, nuk i ka mjaftuar Osijekut kroat për të avancuar në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës. 

Osijeku të enjten mbrëma u mposht nga Zira e Azerbajxhanit, pas ekzekutimit të penalltive, 2:1. 

Ademi e kompletoi ndeshjen dhe asistoi në golin e epërsisë së skuadrës së tij, 2:1, në minutën e 81-të. 

Megjithatë, Osijeku pranoi gol në minutën e 90-të dhe ndeshja shkoi në vazhdime kurse fituesi u përcaktua nga 11-metërshat. 

Në mesin e katër lojtarëve të Osijekut që humbën penalltinë ishte edhe Ademi.