Futboll

Abrashi tregon për makthin që përjetoi sezonin e kaluar

Amir Abrashi

Kapiteni i Grasshopperit, Amir Abrashi ka treguar për makthin që përjetoi para ndeshjeve të barazhit për mbijetesë në Superligën e Zvicrës kundër Thunit.

Grassopperi mbijetoi falë fitores 2:1 në ndeshjen e dytë të barazhit. Ndeshja e parë pati përfunduar baras, 1:1. 

“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën. Kisha net pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra me kokën time. Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pika një kafe në qytetin e Cyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di”, ka treguar Abrashi për “Blick”. 

Pasi siguroi mbijetesën, Abrashi u nis për në Shqipëri. Me Shqipërinë ai nisi përgatitjet për Evropianin që u zhvillua në Gjermani. 

“Gjendja emocionale ishte çmenduri absolute, e vështirë për t’u shprehur me fjalë. Më janë dashur disa ditë për ta marrë veten. Kishte net kur zgjohesha me makth dhe mendoja se isha përsëri në barazh”, është shprehur Abrashi.

Abrashi 34-vjeçar për Grasshopperin ka luajtur 250 ndeshje. Për Shqipërinë është paraqitur në 50 ndeshje.