Futboll

Abrashi paralajmëron pensionimin nga Shqipëria

Amir Abrashi

Amir Abrashi pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizojë pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur për mediumin helvetik “Blue Sport” të enjten.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por kur është pyetur për një vendim të tillë, ai ka thënë se do të vijë ajo ditë.

“Tani po bëhet e vështirë. Duhet të pensionohem shpejtë. Vjen një moment që është mjaftueshëm. I kam pasur 12 vjet të shkëlqyer dhe isha në një tjetër Kampionat Evropian”, ka thënë Abrashi të enjten për “Blueëin.ch”. Abrashi me Shqipërinë në Evropian përveç në vitin e kaluar në Gjermani, ishte edhe në vitin 2016 në Francë.

Abrashi ka zhvilluar në total 51 ndeshje për Shqipërinë në karrierën e tij. Të vetmin gol e ka shënuar në kualifikime të Kampionatit Evropian kundër Andorrës në mars të vitit 2019.

“Do ta bëj lajmin zyrtar së shpejti, mund ta them këtë hapur”, ka thënë 35-vjeçari.

Admir Mehmedi, i cili ka luajtur 76 herë për Përfaqësuesen e Zvicrës, e ka përkrahur në këtë drejtim shokun e fëmijërisë dhe i ka thënë që ta bëj një komunikatë zyrtare.

“Pas të gjithash, Amiri ka luajtur mbi 50 paraqitje për Shqipërinë. Kështu që e rrugës është ta bëj një gjë të tillë zyrtare. Kjo është krejtësisht diçka tjetër në krahasim me lojtarët që luajnë dy apo tri ndeshje”, ka thënë Mehmedi që në “Blue Sport” është i angazhuar si analist i futbollit.