Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka folur pas raportimeve se do të shkarkohet edhe nëse arrin ta fitojë Kupën FA, duke u shprehur optimist se do ta mbajë postin.
Manchester Unitedi të shtunën fitoi për herë të 13-të Kupën FA, duke mposhtur Manchester Cityn në finale (2:1). Por “Djajtë e Kuq” në kampionat përfunduan në vendin e tetë. U raportua se drejtuesit e Unitedit do ta shkarkojnë trajnerin holandez pavarësisht rezultatit në finalen e sotme, që e fitoi Unitedi.
Por Ten Hag ka thënë se në “Old Trafford” ka ardhur për “një projekt”.
I pyetur se a ishte kjo ndeshja e fundit si trajner i Unitedit, Ten Hag u shpreh: “Unë e përgatis ekipin, e zhvilloj. Është projekt. Kur mbërrita, mund të them se ishte rrëmujë. Sot jemi më mirë. Nuk jemi ende aty ku duam të jemi”.
LEXO EDHE: