Futboll

A do të kthehet Shaqiri te Baseli?

Xherdan Shaqiri

Baseli publikoi një fotografi të Xherdan Shaqirit pasi ai vendosi të pensionohet nga përfaqësuesja e Zvicra. Dhe menjëherë tifozët e Baselit nisën të ëndërrojnë.

“Më në fund”, kanë shkruar disa prej tyre. Për kthimin e Shaqirit te Baseli shpresohet tash e 12 vjet, shkruan sajti zviceran “watson.ch”.

Shaqiri në vitin 2012 ishte transferuar nga Baseli te Bayerni. Prej atëherë ka bërë karrierë impresive.

“Kthimi i Shaqirit nuk ka qenë asnjëherë më real se tani. Kontrata e tij me Chicagon përfundon në fund të vitit. Ai pritet te Chicago javën tjetër, pas pushimit. Por në klub do të ishin të lumtur nëse ai shikon për alternativa tjera së shpejti”, ka shkruar mediumi zviceran.

Te Chicago nuk janë shumë të lumtur me Shaqirin, sidomos pas kritikave të fundit të tij ndaj drejtuesve të klubit.

Paga e lartë e Shaqirit mund të jetë pengesë që ai të bashkohet me Baselin. Por zërat për një kthim të yllit shqiptar te klubi i fëmijërisë po rriten.