Superylli Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 926-të në karrierë.
Ronaldo të premten mbrëma realizoi gol të bukur nga afërsia në barazimin e Al-Nassrit.
Al-Nassri u ndal në barazim në shtëpi me rezultatin 2:2 nga Al-Shababi.
Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit arab.
Al-Nassri nga minuta e 52-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Mohammed Al Fatil u ndëshkua direkt me karton të kuq.
40-vjeçari Ronaldo shënoi për 2:1 në minutën e shtatë shtesë të pjesë së parë.
Ai u paraqit deri në minutën e 70-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë.
Al-Nassri renditet në pozitën e katërt me 48 pikë.
Al-Shababi ka tetë pikë më pak dhe e zë vendin e gjashtë.
926 gola në karrierë për Ronaldon
Superylli Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 926 në karrierë.
Ronaldo shënoi për 2:1 në minutat shtesë të pjesës së parë në ndeshjen që Al-Nassr po e fiton ndaj Al-Shababit.
Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të elitës së futbollit arab.
VIDEO:
CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL !
HE GIVES AL NASSR THE LEAD
pic.twitter.com/OnLiD4bAPG— Janty (@CFC_Janty) March 7, 2025