Futboll

400 ndeshje të Arijan Ademit për Dinamon

Arijan Ademi

Mesfushori Arijan Ademi vazhdon të shkruaj histori për Dinamo Zagrebin. Futbollisti shqiptar të shtunën e ka zhvilluar ndeshjen e 400-të për gjigantin kroat. 

Vetëm portieri legjendar, Drazhen Ladiq ka më shumë ndeshje se Ademi për Dinamon, plot 468. 

Ademi të shtunën në fitoren 1:0 të Dinamos ndaj Varazhdinit u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të. Arbër Hoxha luajti prej minutëns së 72-të.