Futboll

21 të ftuar nga Foda për kampin në Prishtinë

Franco Foda

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka ftuar 21 futbollistë potencialë për ta përfaqësuar Kosovën edhe në nivelin e seniorëve. 

Lista e këtyre futbollistëve të ftuar nga Foda u bë e ditur të enjten në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit e Kosovës. 

Kampi do të organizohet nga 12 deri më 15 janar në Prishtinë. 

Të gjithë futbollistët e grumbulluar “janë nën moshën 21-vjeçare dhe janë potencialë për ekipin kombëtar A”, ka shkruar FFK-ja.