Futboll

2 Korriku mposhtet thellë, zbeh gjasat për avancim

2 Korriku

Të rinjtë e 2 Korrikut janë mposhtur thellë të mërkurën gjatë ditës në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve për të Rinj.

Skuadra kryeqytetase humbi thellë 5:0 nga skuadra ukrainase, Dynamo Kyiv. 

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Stal Staloëa Ëola” në Poloni. 
Me këtë humbje, 2 Korriku ka zbehur gjasat për të avancuar në fazën e 1/16 së finales së “UEFA Youth League”. 

Kyrylo Osypenko e shënoi golin e parë në minutën e 27-të. 

Më pas, Matvii Ponomarenko realizoi “hat-trick”. Për 2:0 shënoi në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. 

Sulmuesi ukrainas realizoi edhe dy gola tjerë në minutën e 58-të, dhe në minutën e 73-të nga penalltia. 

Rezultatin përfundimtar e vendosi Ivan Andreyko, në minutën e katërt të kohës shtesë. 

2 Korriku, debutues në këtë garë, i kaloi dy kundërshtarë. 

Në raundin e parë e eliminoi Bylisin e Shqipërisë, ndërsa skuadrën irlandeze UCD, e eliminoi në raundin e dytë kualifikues. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Labinot Haziri i kishte fituar të katër ndeshjet. 

Por, e humbjen 5:0 të mërkurën, janë zbehur gjasat për avancim tutje. 

Takimi tjetër 2 Korriku – Dynamo Kyiv luhet më 11 dhjetor nga ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.