Futboll

17-vjeçari Memeti shënon golin e tretë në Australi

Memeti

Sulmuesi 17-vjeçar i Melbourne Cityt, Medin Memeti, e ka shënuar golin e tretë në kampionatin elitar të Australisë. 

Memeti të shtunën me skuadrën e tij e fitoi 3:2 ndeshjen në udhëtim te Sydney FC, që i takoi xhiros së 24-t të A-Leagues. 

Në fakt, talenti që vlerësohet shumë në Australi e hapi serinë e golave në minutën e pestë. Ai shënoi nga afërsia për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të. 

Memeti përfaqëson grupmoshat e reja të Australisë. 

Ai ka kontratë me Melbourne Cityn deri në vitin 2027. Të rinjve të Cityt iu bashkua në vitin 2022.