FASHIONISTA

“Valentino” në kravatë të zezë moderne

“Valentino” prezantoi koleksionin e fundit vjeshtë/dimër 2023 të titulluar “Black Tie”, në shqip do të thotë “Kravata e zezë”.

Kështu edhe filloi sfilata nga një minifustan i zi, i cili të linte përshtypjen e një kravate gjigande të mbështjellë në trupin e modeles.

Kur Pierpaolo Piccioli u kthye nga puna në zyrën e Valentino në Romë kohët e fundit, ai u habit kur pa se vajza e tij 15-vjeçare kishte bastisur veshjet e tij për të kaluar një mbrëmje me miqtë e saj. “Ajo kishte marrë një nga kostumet e mia të zeza, këmishën e bardhë dhe kravatën e zezë dhe po dilte nga dera e përparme. Ishte e mahnitshme për mua, sepse ajo kurrë nuk më kishte parë të veshur me kostum në zyrë. I mbaj disa që i vesh me papijon për gjëra të tilla si Met Ball dhe ngjarje të tjera, por kurrë në baza ditore.” Kështu edhe u inspirua disenjatori për të krijuar koleksionin e fundit të tij.

Të gjitha modelet kishin të vendosur nga një kravatë të zezë moderne

Koleksioni kishte 73 veshje të cilat prekin çdo lloj forme të veshjeve në zyrë.

Pierpaolo Piccioli kishte vendosur që këtë lloj stili të veshjes ta transformojë në veshje mbrëmjeje. Dukes i shndërruar palltot klasike njëngjyrëshe në ato me shkëlqime dhe gurë të çmuar. Këmisha klasike e bardhë ishte e stiluar me pupla të bardha. Fundi i zi i drejtë ishte i stiluar me xixa dhe gurë shkëlqyes.

Sigurisht, ishte Yves Saint Laurent i cili i pari theu kufijtë midis veshjeve të grave dhe burrave me kostumet e tij të mbrëmjes “Smoking” në vitet 1960. Në atë kohë, Valentino Garavani po përqendrohej shumë më tepër në krijimin e një gjuhe feministe që tërhiqte aristokratët konvencionalë, aktoret e Hollivudit dhe socialistët.

“Gjithmonë mendoj se Valentino – kishte të bënte me idenë e stilit të jetesës, jetën perfekte, suksesin”, tha Piccioli. “Unë mendoj se tani ajo që po bëj është më shumë rreth idesë së stilit të jetesës së komunitetit, komunitetit tonë, rreth asaj se ne mund të veshim të njëjtat rroba, por duke u dhënë atyre personalitetin që ne dëshirojmë.”

Nën konceptin me jakë të bardhë dhe me kravata të zeza, dukeshin bluza delikate të përparme, pendë struci, trëndafila 3-d dhe një fustan i bërë tërësisht nga papijone të kuqe, mes një koleksioni që ishte gjithashtu i fortë në pallto me klas, voluminoze.