Pas katër vjetësh brendi i njohur për të brendshme po rikthehet me sfilatën e mbajtur në fund të dhjetorit. Siç e quan stafi i brendit një dhuratë për festat e fundvitit.
Sfilata është një shfaqje, ku përveç veshjeve dhe modeleve, ka dhe performancë nga këngëtarët më të famshëm në botë.
Anulimi i shfaqjes së modës së Victoria's Secret erdhi në nëntor 2019 rreth kohës kur titulli i "Engjëllit të Victoria's Secret" u hoq, për shkak të kritikave se marka nuk përqafoi modele të të gjitha madhësive dhe prejardhjeve. Kompania gjithashtu u përball me reagime në shkurt 2020 pasi një raport i publikuar nga The New York Times akuzoi ish-oficerin e markës Ed Razek për ngacmim seksual dhe krijimin e një kulture mizogjinie.
Pavarësisht këtyre, njerëzit janë kuriozë të shohin rikthimin e brendit dhe a do të jenë të pranishme modelet apo siç njihen engjëjt e VS.