EXPRESS

Nuhi Vinca – studiuesi i zellshëm e poeti që nuk ndalej

Puna shkencore, ajo në edukim e vëllimet poetike të shtrira në shtatë dekada e bëjnë studiuesin e lirikës popullore, Nuhi Vinca, njërin prej personaliteteve me kontribut me peshë në albanologji. Kolegët e tij të Institutit Albanologjik të Prishtinës e kanë vlerësuar Vincën si punonjës të zellshëm e studiues të zotin. Në mbledhjen komemorative të mbajtur të enjten në ambientet e Institutit, Vinca është përshkruar si figurë me kontribut në disa fusha. 

Sipas studiuesit Mehmet Halimi, pos mbledhjes dhe studimit të folklorit, Vinca, i cili vdiq në moshën 92-vjeçare, la gjurmë të mëdha edhe në poezi. 

Kolegu i Vincës,  Adem Zejnullahu, ka kujtuar kohët kur kanë punuar së bashku në Institutin Albanologjik të Prishtinës. 

Ndërsa e bija e Vincës, aktorja Ilire Vinca, ka folur për virtytet e trashëguara nga i ati. 
Nuhi Vinca u lind më 11 nëntor të vitit 1931 në Veleshtë të Strugës, ku kreu shkollën fillore, të mesmen në Shkup, ndërsa studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1969. Po në këtë fakultet kreu edhe studimet pasuniversitare dhe mbrojti disertacionin e doktoratës më 1986. Punoi si mësimdhënës në vendlindje, më pas në Kaçanik e Ferizaj, për të vazhduar në Institutin Albanologjik të Prishtinës deri në pensionim.