EXPRESS

Hapet Panairi i Librit, rreth 100 botues presin lexuesit

Me urimin që kjo ngjarje të jetë kryesorja në agjendën e qytetarëve është hapur Panairi i Librit në Prishtinë. Në vendin e përhershëm, Platenë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, organizatorët e udhëheqësit institucionalë bashkë me autorë e botues kanë hapur edicionin e sivjetmë të ekspozitës më të madhe në librit në vend.

Me temën “Përgjigjja është libri” Panairi, që ka mbledhur rreth 100 botues, synon që kjo ngjarje të jetë festë midis botuesish, shkrimtarësh e lexuesish.

Si ministër i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përgëzuar organizatorët, përderisa ngjarjen e ka vlerësuar si ndër më të rëndësishmet në vend.

Nëpërmjet një fjalimi të gjatë, ministrja e Arsimit ka tentuar të arsyetojë rëndësinë e librit.

Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se libri ndihmon për të kuptuar të tashmen e për ta imagjinuar të ardhmen.

Mysafiri i nderit, shkrimtari francez  Eric Faye, laureat i disa çmimeve prestigjioze në Francë, ka thënë se letërsia ka pushtetin që t’i bëjë njerëzit të reflektojnë për fatin e popujve.

Sivjet organizatorët presin që numri i titujve të rinj të jetë rreth dy mijë përderisa janë paraparë mbi 40 aktivitete gjatë ngjarjes.

Kurse shtëpitë botuese janë bërë gati me oferta të reja

Prej sot deri të dielën Panairi i Librit është ngjarja kryesore kulturore në vend.