Ferizajasit me t’u zgjuar në mëngjesin e së martës së javës së kaluar, kanë marrë vesh lajmin e zi për djegien e shkollës së parë shqipe në qytet. Objekti i ndërtuar gjatë viteve 1928-30 kishte shërbyer si gjimnaz i parë i ulët në gjuhën serbe.
Me pushtimin e Kosovës nga italianët dhe gjermanët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë objekt, filloristët do të mësonin për herë të parë me alfabetin shqip e me mësues shqiptar.
Historiani Ramadani tregoi se si ishin sjellë nxënësit e parë, të mbledhur rrugëve të qytetit.
Artistët ferizajas kishin propozuar edhe zyrtarisht që një pjesë e objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore të kthehej në shkollë të artit.
Edhe humanisti e mjeku ferizajas, Agim Bytyçi, i cili ka mbledhur qindra fotografi e faksimile dokumentesh të Ferizajt, ka rekomanduar javë më parë që materialit t’i bëhet vend në këtë objekt.
Por, meqë objekti u dogj ende pa nisur mirë restaurimi, tani nuk dihet se edhe sa do të pritet derisa t’i përcaktohet destinimi.