EXPRESS

Artistja që eksploron traditën dhe heronjtë

Vizita në atelienë e piktores Saranda Xhemajli merr formën e një eksplorimi në traditën shqiptare.

Në shumicën e veprave ajo e pasqyron gruan shqiptare me veshje të krahinave të ndryshme. Madhështinë e saj e shpërfaq nëpërmjet detajeve të arta, raporton KOHA.

Heronjtë po ashtu janë pjesë e botës artistike të saj. Në shumicën e tablove, piktorja i jep ngjyrë jetës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit.

Xhemajli është duke u bërë gati për ekspozitën personale të cilën planifikon ta hap në qytetin e saj, Vitinë.

Saranda Xhemajli në vitin 2018 hapi ekspozitën “Identiteti” në galerinë “Monet” në kryeqytet.