Euro 2024

Zyrtare: UEFA suspendon Dakun

Mirlind Daku

Mirlind Daku

UEFA e ka suspenduar me dy ndeshje sulmuesin Mirlind Daku. 

Ai u dënua të dielën nga Komisioni i Etikës, Disiplinës i UEFA-s, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). 

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku”, shkruan në njoftimin e FSHF-së. 

Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku mori altoparlantin dhe iu afrua tribunës ku ishin tifozët shqiptarë. 
Është dëgjuar duke nisur fyerje ndaj maqedonasve. 

Menjëherë të enjten paradite Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut doli me reagim zyrtar duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje dhe nga UEFA-ja që të hetojë rastin.

Daku nuk do të paraqitet për Shqipërinë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Evropianit “Gjermania 2024”. 

Shqipëria e luan ndaj Spanjës ndeshjen e fundit të hënën nga ora 21:00 në Dusseldorf. 

Në rast të kalimit tutje, Daku do t’i mungoj edhe në ndeshjen e një të tetës së finales.

Çka shkruan në vendimin zyrtar të UEFA-s për Dakun?

9 muaj më parë / 23 qer 2024 16:33
Mirlind Daku

Mirlind Daku

UEFA e ka publikuar vendimin zyrtar për sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Daku. Vendimin e publikoi pak pasi njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Në vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s thuhet se Daku ka bërë veprim josportiv pas ndeshjes kundër Kroacisë.

“Suspendim për futbollistin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Mirlind Dakun, me totalin e dy ndeshjeve të organizuara nga UEFA, për të cilat ai kishte të drejtë të luante, për dështimin e zbatimit të parimeve të përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave të sjelljes, për përdorimin e ngjarjes sportive për manifestimin e natyrës jo sportive si dhe për imazhin jo të mirë të futbollit”, shkruan në vendimin e UEFA-s.