Euro 2024

Zvicra nuk ka fituar ndaj Anglisë për 43 vjet

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Foto: Associated Press

Përfaqësuesja e Zvicrës në çerekfinale të “Euro 2024” do të takohet me Anglinë.

Anglia të dielën mbrëma e mposhti Sllovakinë me rezultat 2:1 në një të tetën e finales.

Por Zvicra ndaj Anglisë nuk ka fituar që 43 vjet.

Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj “Tre Luanëve” ishte në kualifikueset e Botërorit, në vitin 1981. Zvicra kishte fituar me rezultat 2:1.

Zvicra dhe Anglia janë takuar 13 herë prej atëherë. Anglia ka fituar dhjetë prej ndeshjeve dhe tri të tjera kanë përfunduar me barazim.

Përballja e fundit ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë ishte në vitin 2022. Anglia kishte fituar në miqësore me rezultat 2:1.

Zvicra në 1/8 e finales e ka eliminuar Italinë me rezultat 2:0.