Federata e Futbollit të Zvicrës është ankuar zyrtarisht lidhur me kualitetin e fushës në kampin stërvitor të helvetikëve në Gjermani, ka thënë UEFA të martën.
Zvicra stërviti të hënën për herë të parë në stadiumin e Stuttgarter Kickers.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin u pa duke inspektuar barin në stadiumin Waldau të hënën dhe dukej i pakënaqur.
Federata zvicerane tha të martën se i ka shkruar UEFA-s për të shprehur pikëpamjen e saj se tapeti nuk ishte sipas standardeve, por se do ta përdor sërish fushën në periferi të Stuttgartit.
U shqyrtua ideja për të ushtruar në kompleksin e Stuttgartit, por u vlerësua se lojtarët do të kalonin shumë kohë duke udhëtuar.
Zvicra luan të shtunën ndaj Hungarisë në Koeln.