Euro 2024

Zeqiri pritet ta fitojë garën me Jasharin

Andi Zeqiri

Andi Zeqiri

Nëse selektori i Zvicrës, Murat Yakin nuk bën ndonjë surprizë, do të ketë një përballje mes Ardon Jasharit dhe Andi Zeqirit për biletën e fundit për Evropianin 2024, shkruan “Blick” të mërkurën.

“Jashari mori pjesë nga fillimi në përgatitjet e Zvicrës. Megjithatë, konkurrenca në qendër të mesfushës është e madhe. Kapiteni Granit Xhaka dhe Remo Freler janë të padiskutueshëm. Zëvendësuesi i parë është Vincent Sierro, ndërsa Michel Aebischer është numër katër. Rieder gjithashtu mund të luaj në qendër. Dhe, Yakin ende shpreson se ai mund të llogarisë në Denis Zakarian gjatë Evropianit. Zeqiri mbërriti të dielën vonë pasi sezoni në Belgjikë përfundoi të dielën. Ajo që flet në favor të tij është se Yakin dëshiron t’i lërë vetes më shumë opsione të hapura në sulm. Dhe, ndryshe nga Jashari ai ka përvojë ndërkombëtare më shumë në nivel klubesh. Prandaj do të thotë avantazh për Zeqirin”, shkruan Blick.

Jashari i cili edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Club Brugge për helvetikët ka luajtur dy ndeshje.

Zeqiri i Genkut belg ka luajtur për Zvicrën 11 ndeshje.