Zvicra është eliminuar nga kampionati evropian “Gjermania 2024” me shumë krenari, sipas selektorit Murat Yakin.
Yakini ka theksuar se Zvicra, lojtarët e së cilës kanë vlerë më të vogël në treg se lojtarët e përfaqësueve të tjera së bashku, ka treguar paraqitje shumë të mira.
“Vlera në treg të ekipit tonë në krahasim me të tjerët është më e vogël. Përfundimisht ne jemi eliminuar dhe kjo është dëshpëruese. Ne mund të jemi shumë krenarë për turneun tonë nga minuta e parë deri në fund, për gëzimin që i dhamë kombit tonë”, u shpreh Yakin.
Zvicra është eliminuar nga Anglia në penallti në çerekfinale të “Euro 2024”.
Zvicra në një të tetën e finales e mposhti kampionen në fuqi, Italinë, me rezultatin 2:0. Zvicra ende nuk është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit.