Murat Yakin po vlerësohet shumë lartë për mënyrën se si po e drejton Zvicrën në Euro 2024. Zvicra tashmë është në çerekfinale, kurse të shtunën e eliminoi Italinë.
“Kemi pasur përkrahje në çdo stadium nga dita e parë. Kam pritur çdo gjë, por e kam ditur se do t’i shkatërrojmë nëse luajnë me katër në vijën e fundit. Ky sistem mundëson shumë gjëra. I kemi lejuar të vrapojnë dhe kemi shfrytëzuar hapësirat e lira. Kemi luajtur me kurajë, futboll sulmues”, ka thënë Yakin.
Ai ka përmendur kapitenin Granit Xhaka.
“Granit është shembull. Ai udhëheq rrugën si kapiten dhe gjithnjë përfshinë të gjithë, duke llogaritur zëvendësuesit. Është mirë që duhet të flasim vetëm për futboll. Çdo gjë po shkon mirë për momentin”.
