Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, të premten pasdite ka mbërritur në hotelin ku është duke qëndruar Përfaqësuesja helvetike. Kështu ka raportuar “Blick”.
Xhaka iu bashkua grupit të lojtarëve në kampin përgatitor dhe pritët të jetë gati për ndeshjet e Evropianit 2024. Ai kishte disa ditë pushim për shkak të stinorit të ngarkuar me Leverkusenin.
Përveq Xhakës të premten Zvicrës i janë bashkuar edhe lojtarë të tjerë si Manuel Akanji, Yann Sommer, Remo Freuler, Dan Ndoye dhe Ricardo Rodriguez.
Gjashtë lojtarët e fundit që do ti bashkohen Zvicrës të hënën janë Gregor Kobel, Uran Bislimi, Renato Steffen, Albian Hajdari, Andi Zeqiri dhe Noah Okafor.