Euro 2024

Wimmeri i lumtur me suksesin e Austrisë

Austria - Euro 2024

“Ishim në gjendje ta mposhtnim Holandën me katër ndryshime në formacionin titullar. Kështu që kemi kualitet të mjaftueshëm për ta mposhtur çdo kundërshtar”, ka thënë sulmuesi i Austrisë, Patrick Wimmer, në Berlin të mërkurën.

Marcel Sabitzer e shënoi për Austrinë golin e fitores, për të avancuar me përfaqësuesen e tij në fazën nokaut të Kampionatit Evropian si fitues i grupit.

Austria fitoi 3:2 ndaj Holandës, të martën.

Austria e fitoi Grupin D falë barazimit të Francës 1:1 me Poloninë në ndeshjen tjetër.

Edhe Franca dhe Holanda kanë siguruar kalimin tutje.

“Besimi te bashkëlojtarët e mi është shumë i madh dhe duam që të luajmë në çerekfinale. Ne kemi kualitet të jashtëzakonshëm në skuadër. Të gjithë ndihen shumë mirë. Duam të japim gjithçka që kemi”, ka deklaruar Wimmer.