Nico Williams ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar të Spanjës në “Euro 2024”.
Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, e ka krahasuar atë me Cristiano Ronaldon.
Rooney një gjë të tillë e ka thënë në kolumnën e tij për mediumin “The Times”.
“Williamsi është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri. Ndonjëherë Williamsi provon gjëra të vështira, por zakonisht i merr vendimet e duhura”, ka shkruar Rooney të dielën.
“Ai është i shkëlqyer në situatat një kundër një dhe po ashtu shënon gola”, ka vazhduar legjenda angleze.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos po kërkohet shumë edhe në afatin kalimtar veror.
Për 22-vjeçarin interesim të madh ka shprehur Barcelona, por në garë për shërbimet e tij janë edhe Arsenali dhe Bayern Munichu.
Williams ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2027.