Euro 2024

Watkins: Bellingham e meriton Topin e Artë

Ollie WAtkins

Foto: Associated Press

Sulmuesi anglez, Ollie Watkins, e vlerëson mesfushorin Jude Bellingham si pretendentin kryesor për ta fituar “Topin e Artë”. Watkins ka theksuar se Bellingham edhe në rast të disfatës me Anglinë në finale të “Euro 2024”, e meriton që ta fitoj çmimin prestigjioz.

“Çfarëdo që të ndodhë, Jude duhet të fitojë ‘Topin e Artë’. Mënyra se si luan me kaq pjekuri, vetëbesim, nuk mund të flas më shumë për të. Kam luajtur kundër tij kur ai ishte në Birmingham, edhe atëherë, do të kishit menduar se ai ishte një profesionist me përvojë”, ka thënë Watkins.

Bellinghami në edicionin e parë me Real Madridin shënoi 23 gola dhe bëri 13 asistime. E fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Me Anglinë, 21-vjeçari është në finale të “Euro 2024”. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola.