Euro 2024

Voelleri e vlerëson Danimarkën

Danimarka - Euro 2024

Përfaqësuese shumë të rrezikshme e ka vlerësuar Danimarkën drejtori sportiv i Përfaqësueses së Gjermanisë, Rudi Voeller.

Voeller ka folur të mërkurën në konferencë për shtyp dhe ka thënë se Danimarka është njëra prej përfaqësueseve që duhet mposhtur në këtë Evropian.

Gjermania përfundoi e para në Grupin A, pas fitoreve ndaj Skocisë dhe Hungarisë, dhe barazimit me Zvicrën.

Danimarka avancoi tutje pas barazimit pa gola me Serbinë. Danezët përfunduan në vendin e dytë të Grupit C me tri pikë, aq sa kishte edhe Sllovenia.

“Danimarka është skuadër shumë e rrezikshme, këtë e dimë. Por, ne e kemi vetëbesimin dhe jemi shumë optimistë pas tri ndeshjeve të grupit. Dëshirojmë që të avancojmë tutje. Synimi ishte i qartë, ta fitojmë grupin dhe më pas të luajmë në Dortmund në 1/8 e finales, pavarësisht kundërshtarit”, ka thënë Voeller.

Ndeshja Gjermania – Danimarka luhet të shtunën nga ora 21:00.