Euro 2024

Van Dijk flet për kritikat që po i bëhen holandës

Virgil van Dijk

Tifozë dhe gazetarë të shumtë e kanë kritikuar Holandën për dy ndeshjet e para të “Euro 2024”. Holanda ka arritur një fitore dhe një barazim, ndaj Polonisë dhe Francës. Por së fundmi është kritikuar për paraqitjen jo të mirë në përballjen ndaj Francës.

Të hënën kapiteni i përfaqësueses së Holandës Virgil van Dijk ka potencuar se i kupton kritikat që janë duke u bërë ndaj ekipit të tij në kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

“Kundër Polonisë luajtëm mirë për 60 minuta dhe krijuam shumë raste. Por ne ishim edhe nën presion, ndaj Francës ishim më kompakt si ekip.

Të mbash portën e pastër kundër nënkampionëve të Kupës së Botës është e mirë. Por në zotërimin e topit, ne ishim shumë të dobët. Secili është i lejuar të ketë mendimin e tij, kjo është e mirë. Nuk më shqetësojnë kritikat, janë pjesë të futbollit, nëse do të më acaronin do të kisha një jetë shumë të pakëndshme”, ka thënë qendërmbrojtësi i Liverpoolit.

Holanda të martën do të takohet me Austrinë në Berlin.