Myrto Uzuni nuk është përfshirë në listën prej 27 lojtarëve të Shqipërisë për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Sulmuesi i Granadas nuk e ka bindur përzgjedhësin e Shqipërisë, Sylvinho. Mbështjetje të hënën i ka dhënë klubi spanjoll. “Gjithmonë me ty Myrto”, shkruan në reagimin e Granadas. Uzuni 28-vjeçar shënoi 11 gola në 34 ndeshje në La Liga. Pati edhe një asistim.
Granada nuk mbijetoi në elitën e futbollit të Spanjës. Por Uzuni kishte paraqitje të mira në edicionin 2023/2024.
Uzuni për Shqipërinë nga viti 2018 ka shënuar pesë gola në 35 ndeshje për Shqipërinë.