Euro 2024

Universiteti Innsbruckut: Shqipëria dhe Gjeorgjia pa asnjë gjasë për ta fituar Evropianin

Shqipëria

Kampionati Evropian fillon të premten, ndërsa Universiteti i Innsbruckut ka publikuar një studim që tregon se cilat janë gjasat e shteteve pjesëmarrëse për të fituar Kampionatin Evropian. 

Sipas studimit, Shqipëria dhe Gjeorgjia janë ekipet e vetme që janë pa gjasa për të fituar Evropian. “Parashikimi nuk është i mirë për Zvicrën. 

Me një probabilitet prej një për qind, Xhaka dhe pjesa tjetër e Zvicrës janë në vendin e njëmbëdhjetë në renditje. Direkt pas Danimarkës, por përpara Austrisë. 

Gjeorgjia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë shans”, shkruan “20 Minuten”. Pas francezëve, parashikimi nxjerr Anglinë në vendin e dytë, kurse Gjermaninë në vendi ne tretë.