Euro 2024

UEFA shkruan për golin më të bukur të Evropianit

Mert Muldur

Goli me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca i shënuar nga Mert Muldur i Turqisë në fitoren 3:1 ndaj Gjeorgjisë gjatë fazës grupore të Evropianit 2024, është zgjedhur më i miri nga votat e tifozëve, ka shkruar UEFA të shtunën. 

UEFA kishte publikuar 10-të golat më të mirë të Evropianit, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe ai i Xherdan Shaqirit, që me Zvicrën realizoi supergol ndaj Skocisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. 

Por, goli i Shaqirit nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në top-treshe. 

Vendin e dytë nga votat e tifozëve e zuri goli i Lamine Yamalit kundër Spanjës në gjysmëfinale të Evropianit, kurse i treti ishte ai i Arda Gulerit, në fitoren 3:1 ndaj Gjeorgjisë.