Ylli anglez, Jude Bellingham është dënuar nga UEFA, por megjithatë do të luajë në çerekfinale ndaj Zvicrës të shtunën.
Bellinghami kishte festuar në mënyrë provokuese pas golit të shënuar ndaj Sllovakisë dhe UEFA nisi hetimet.
Vendimi u mor të premten.
Bellingham është gjobitur me 30 mijë euro, ndërsa është dënuar me një ndeshje moslojë. Por dënimi me një ndeshje moslojë është me kusht për periudhë njëvjeçare.
“Jude Bellingham është dënuar për shkelje të rregullave bazë të sjelljes së mirë është suspenduar për gjithsej një ndeshje të kompeticionit të UEFA-s. Suspendimi nuk zbatohet menjëherë dhe i nënshtrohet një periudhe prove prej një viti duke filluar nga data e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e UEFA-s.