Kieran Trippier pritet të jetë titullar në duelin e 1/8 së finales së “Euro 2024” ndaj Sllovakisë, pasi e ka lënë prapa lëndimin në pulpën e këmbës.
Mbrojtësi i Anglisë mungoi të premten në stërvitje, por e kompletoi seancën stërvitore të shtunën, bashkë me 25 futbollistët e tjerë anglezë.
Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, siç raporton “Sky Sport”, kishte menduar inkuadrimin e Ezri Konsas në krahun e majtë të mbrojtjes, nëse Trippier nuk do të ishte i gatshëm për 90 minuta lojë.
Lajmi i mirë për Anglinë është edhe se mbrojtësi i majtë, Luke Shaë, ka kompletuar stërvitjen edhe të shtunën, por nuk pritet të luajë nga fillimi ndaj sllovakëve.
Ndeshja Anglia – Sllovakia luhet të dielën nga ora 18:00 në Gelsenkirchen.