Sulmuesi Ivan Toney gjatë ekzekutimit të penalltisë ndaj Zvicrës nuk e ka shikuar fare topin.
Për Toneyn mosshikimi i topit gjatë ekzekutimit të penalltisë është gjë shumë e thjeshtë. Ai të dielën është shprehur se do të vazhdojë që të realizoj penallti pa shikuar.
“Unë kurrë nuk e shikoj topin. Duke marrë parasysh se është rutina ime, thjesht mendoj se ajo që bëj për disa njerëz mund të jetë një veprim i çmendur. Por kjo është thjesht rutina ime dhe unë do t’i përmbahem asaj. Ka funksionuar dhe mund të funksionojë sa herë të jetë e nevojshme”, ka thënë Toney.
Për sulmuesin e Brentfordit qëndrimi në stol nuk është shumë i dëshiruar.
“Jam shumë i padurueshëm, por më është dashur të kem durim gjatë këtij turneu. E di që do të vijë koha ime. Pavarësisht nëse vjen nga bankina, startoj apo ekzekutoj një penallti, unë duhet të jem gati”, deklaroi Toney.
Anglia në gjysmëfinale do të takohet me Holandën, të mërkurën në Dortmund.