Tifozit skocez, Craig Ferguson, iu bë pritje prej heroi pasi arriti në qendër të Munihut të enjten, pasi eci mbi 1600 kilometra. Ai ishte nisur nga Glasgow 41 ditë më parë me mision për të mbledhur para për qëllim bamirësie, përkatësisht për shëndetin mental.
Qindra tifozë skocezë brohoritën dhe kënduan kur ai u paraqit në shesh. Madje e spërkatën me birrë.
Fergusoni tha se ishte i rraskapitur, por i gëzuar.
“Do të gënjeja nëse do të thosha që kjo nuk është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë tifozi.
Ai arriti me kohë për ndeshjen Gjermani – Skoci. Mblodhi mbi 64 mijë dollarë për bamirësi.