Terreni i rënduar në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt po shihet si përparësi për Zvicrën në duelin kundër Gjermanisë në Grupin A të “Euro 2024”.
Zvicra e Gjermania luajnë të dielën në orën 21:00.
Selektori Murat Yakin ka thënë se fusha mund të jetë përparësi, pasi Zvicra edhe stërvitjet po i kryen në një terren të ngjashëm.
“Ndoshta ata e kanë kuptuar se kemi stërvitur në një fushë jo të mirë. Ndoshta për këtë arsye kemi përparësi”, ka thënë Yakini të shtunën në konferencën për shtyp.
Selektori i Zvicrës nuk ka folur për Granit Xhakën, por ka treguar për rëndësinë që Xherdan Shaqiri e ka për përfaqësuesen helvetike.
Megjithatë, Yakini nuk ka treguar nëse Shaqiri, i cili shënoi supergol në ndeshjen e kaluar, do të luajë apo jo.
“Shaqiri ka përgjegjësi të mëdha. Luajti apo jo, ai është i vetëdijshëm për rolin që e ka”, ka deklaruar Yakin.