Euro 2024

Tek Austria vlerësojnë Lewandowskin, por nuk i frikësohen

Ralf Rangnick

Foto: Associated Press

Austria pret që sulmuesi Robert Lewandowski të paraqitet nga minuta e parë për Poloninë në ndeshjen e së premtes në Grupin D. 

Por trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, thotë se nuk do të bëjë shumë ndryshime për ta ruajtur atë.  Ndeshja Poloni – Austri zhvillohet prej orës 18:00.

Edhe pse golashënuesi më i mirë i Polonisë nuk luajti në humbjen 2:1 ndaj Holandës për shkak të një lëndimi të cilin e pësoi në miqësoren kundër Turqisë, trajneri i Austrisë, Rangnick, dhe kapiteni Marcel Sabitzer janë të bindur se ai do të kthehet në fushë të premten.

“Nuk do ta ndryshoj shumë mënyrën e lojës sonë. Në thelb do të paraqitemi ashtu siç kemi luajtur më herët. Lewandowski është lojtari kryesor në Poloni, të gjithë i kanë sytë e kthyer kah ai kur është në fushë”, ka thënë Rangnick. 

Austria humbi nga Franca 1:0 në ndeshjen e parë. Të dyja përfaqësueset janë të etura për pikët e para në Evropian.

“Në Munih pata kënaqësinë të luaja së bashku me të për një vit, prandaj i njoh cilësitë e tij”, tha mesfushori Sabitzer.