Euro 2024

Tek Austria pa plan special për ta ruajtur Lewandowskin

Robert Lewandowski

Austria pret që sulmuesi Robert Lewandowski të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen e së premtes në Grupin D. 

Por trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, thotë se nuk do të bëjë shumë ndryshime për ta ruajtur atë. 

“Nuk do ta ndryshoj shumë mënyrën e lojës tonë. Në thelb do të paraqitemi ashtu siç kemi luajtur më herët. Lewandowski është lojtari kryesor në Poloni, të gjithë i kanë sytë e kthyer kah ai kur është në fushë”, ka thënë Rangnick. 

Austria humbi nga Franca 1:0 në ndeshje ne parë, kurse Polonia nga Holanda 2:1. 

Të dyja përfaqësueset janë të etura për pikët e para në Evropian.